Asnjë veteran i UÇK-së s’do ta marrë pensionin e gushtit, paratë u harxhuan

Asnjë veteran i UÇK-së nuk do ta marrë pensionin e gushtit. Kjo pasi paratë e dedikuara për ta, u harxhuan, e Kosova nuk ka Kuvend për ta shqyrtuar buxhetin e saj.

Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i ka thënë KTV-së se nuk do ta ndajë asnjë cent për këtë kategori, pasi në të kundërtën, do të shkelte ligjin.

Edhe Ministria e Punës ka konfirmuar se në dispozicion ka më pak se 2 milionë euro, por as ato nuk mund t’i lëshojë pasi i duhen edhe 4 milionë të tjera dhe nuk mund të bëjë diskriminim të kategorisë.

Sipas informacioneve që KTV-ja ka marrë nga Ministria e Punës, janë rreth 33.141 persona që marrin pension nga shteti dhe të gjithë këta duhet presin krijimin e institucioneve për të marrë pensionin e gushtit.

Në anën tjetër, hetimet për keqpërdorimin dhe fryrjen e listave të veteranëve, po vazhdojnë.

Prokuroria e Shtetit, përmes postës elektronike, ka bërë të ditur se në Prokurorinë Themelore në Prizren janë të regjistruara tri lëndë ndaj katër personave, e në atë të Gjakovës deri tash ka tri informata, të cilat janë në verifikim e sipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button