Abrashi zyrtarisht kandidat për Prishtinën, Mustafa përjashton koalicion me PDK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka prezantuar zyrtarisht Arban Abrashin kandidat për kryetar të Prishtinës, raporton “KTV“.

Prezantimin e tij e ka bërë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka sqaruar se në mëngjes ka pasur një takim mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi që siç ka thënë Mustafa, janë të interesuar që sa më shpejtë të formohen institucionet.

Ai ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion me PDK-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button