Kosova shmang Spanjën e Francën, përballet me Lituaninë

Kosova ka pasur fat në shortin për fazën e parë të kualifikimeve evropiane për botërorin e basketbollit “Kina 2019”, që është tërhequr, të enjten, në Munich.

Tri grupe ishin të hapura për Kosovën dhe shorti bëri që përfaqësuesja e udhëhequr nga amerikani Brad Greenberg të bëhet pjesë e grupit më të favorshëm të mundshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kosova do të luajë në Grupin C së bashku me Poloninë, Lituaninë e Hungarinë. Ka shmangur Grupin A, ku janë Mali i Zi, Sllovenia e Spanja dhe Grupin E, ku janë Belgjika, Franca e Rusia. Në Grupin A përmes shortit është vendosur Bjellorusia, ndërsa në Grupin E do të luajë edhe Bosnja.

Në fakt shorti për raundin e parë të kualifikimeve është tërhequr më herët, ndërsa të enjten pati short për t’i vendosur nëpër grupe përfaqësueset që këtë fazë e arritën përmes parakualifikimeve. Kosova është një prej përfaqësueseve të suksesshme të parakualifikimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button