Simiq: Lista Srpska nuk do të jetë frenuese në Kosovë

Lista Srpska, partia politike serbe në Kosovë, nuk do të jetë ”frenuese e formimit të institucioneve në Kosovë”, ka deklaruar sot shefi për bashkëpunim për medie i kësaj partie dhe deputet në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq, transmeton Koha.net.

Simiq, pas dështimi të sërishëm sot të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se “çdo shtyrje e procesit për formimin institucioneve është kundër interesave të qytetarëve”, përcjell rtv.

ana tjetër, përgjegjësinë për situatën në të cilën gjendemi, e kanë partitë shqiptare të cilat e kanë shumicën në Kuvendin e Kosovës. Presim që në afatin sa më të shkurtër të gjendet zgjidhje për të dalë nga kjo krizë dhe për të filluar me zgjidhjen e problemeve për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Simiq ka shtuar se Lista Srpska do ta përkrahë kandidatin për kryetar Kuvendi t të Kosovës dhe ka përsëritur se për hyrjen eventuale në Qeverinë e re të Kosovës do të vendosë pas konsultimeve me Beogradin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button