Veteranët e UÇK-së, të hapur për hetime

Aplikimi i 46 mijë personave për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së në Kosovë ka ngritur disa dyshime në prokurorinë e shtetit, njofton Klan Kosova.

Organi i ndjekjes ka nisur hetime për listat e veteranëve, me dyshimin se aty ka persona të cilët nuk ishin pjesë e luftës gjatë viteve 1998-1999.

Se kanë nisur hetimet, e kanë konfirmuar edhe vetë udhëheqësit e organizatës së veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dyshime se është rritur numri i aplikantëve për të përfituar beneficione, kanë shprehur edhe vetë krerët e kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button