Pas krizës, turizmi shënon rritje të fortë në Greqi

Të dhënat paraprake lidhur me turizmin, një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe ekonomisë së Greqisë së zhytur në borxhe, tregojnë rritje të ndjeshme të kësaj industrie të vendit të Evropës juglindore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore greke, të ardhurat nga turizmi në qershor llogariten në rreth dy miliardë euro, duke shënuar një rritje me 14.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Greqia ka parashikuar rritje rekord për të dytin vit radhazi industrisë së saj të turizmit në vitin 2017, duke pritur 30 milionë turistë, nga 27.5 milionë të tillë që e vizituan vendin në vitin 2016, përcjell Atsh.

Tashmë nën programinin e tretë të ndihmës financiare që prej vitit 2010, Greqia ka nevojë të ngutshme për rritjen e të ardhurave dhe turizmi kontribuon për rreth një të pestën e programit të brendshëm kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button