Carovska: Do të avancohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

 Vendosja e asistentëve personal për personat me aftësi të kufizuara, realizimi i të drejtës së kujdesit  për të tjerët, verbëri ose shurdhësi pa dallim të të ardhurave, kujdes për të tjerët të marrin edhe personat me aftësi mesatare, heqje e mendimit të konsiliumit për kujdes për të tjerët, kompensim për orar të shkurtuar të punës, ndërsa fëmijët me aftësi të kufizuara edhe pas moshës 26 vjeçare dhe vazhdim i detyrës zyrtare të shtesës së veçantë për fëmijë me diagnozë të përhershme janë risitë që i parashikojnë ndryshimet në ligjet për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve në të cilat punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Për ndryshimet, me të cilat duhet të përparojnë të drejtat e këtyre personave dhe të largohet barrierat për realizimin e tyre, ministrja Mila Carovska sot bisedoi me përfaqësuesit e shoqatave civile nga kjo sferë, prindërit dhe shfrytëzuesit e këtyre të drejtave.

Shtoi se ndryshimet parashohin edhe në atë që e drejta e kujdesit për të tjerët, verbërim, mobilitet ose shurdhësi do të realizohet pa dallim të të ardhurave të tyre mujore, diçka që deri më tani nuk iu është shkurtuar. Edhe pse ato janë të drejta si kompensim për invaliditetin e tyre, në pajtim me Kushtetutën, ministra tha se, kjo deri më tani ishte e lidhur me të ardhurat. Parashihet edhe e drejta e kujdesit për të tjerët edhe për personat me aftësi mesatare dhe ajo për të gjitha kategoritë do të realizohet pa mendim të konsiliumit.

“Deri më tani qytetarët janë ngarkuar edhe financiarisht me 1.200 denarë për mendim të konsiliumit de 500 denarë për udhëzim nga mjeku amë për mendim të konsiliumit. Tani ajo hiqet dhe komisioni i shkallës së parë do t’i vizitojë qytetarët në kushte shtëpie dhe sipas diagnozës paraprake dhe fletëlëshimit nga spitali ata do ta realizojnë të drejtën e kujdesit për të tjerët”, sqaroi ministrja Carovska.

Në pajtim me këto ndryshime kompensimi për orarin e shkurtuar të punës, prindërit me fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara në zhvillim do të mund ta realizojnë edhe pas moshës së tyre 26 vjeçare, për dallim deri më tani.

Është paraparë që edhe qendrat për politikë sociale sipas detyrës zyrtare ta vazhdojnë shtesën e veçantë për fëmijë me diagnozë të përhershme, gjegjësisht në raste kur nuk mund të ketë përparim në gjendjen e tyre shëndetësore.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale pajtohet se të gjitha kategoritë me aftësi të kufizuara duhet të kenë lloj të caktuar të kompensimit për invaliditetin e tyre. Tha se në pjesën e të drejtës për mobilitet ka bërë vlerësim dhe se do të kërkojë për buxhetin e MPPS për vitin 2018 të sigurohen 150 milionë denarë për këtë qëllim për të gjithë fëmijët dhe personat të cilët kanë pengesa mesatare dhe të rënda që të mund të marrin shtesë për mobilitet.

Bisedohet edhe për gjetjen e zgjidhjeve për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara pas vdekjes së prindërve të tyre përmes deinstitucionalizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button