Aksident hekurudhor në SHBA, dhjetëra të plagosur

Si pasojë e përplasjes së një treni me një tren tjetër të parkuar në Philadelphia të Pennsylvani-së në SHBA, janë plagosur 33 persona.
Drejtoria e Transportit Publik të Pennsylvani-së juglindore ka njoftuar se treni i shpejtësisë së lartë ka përplasur trenin e parkuar në stacionin e ndodhur në rajonin Upper Darby, rreth orës 00.15 me orën lokale, transmeton REL.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se janë plagosur 33 persona.

Ndërsa është theksuar se 4 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button