Si ta bëni të lumtur kur i dashuri juaj është nën stres

E dashuroni dhe dëshironi ta bëni të lumtur, por ai është nën stres dhe ju sulmon për secilën imtësi. Mirëpo, ekziston mënyra që ta dispononi.

Shërbejeni me një qese çips

Ekspertët theksojnë se konsumimi i ushqimeve të grimcuara, sidomos çipsit, ndikon në zvogëlimin e stresit. Kjo sepse lodhja fizike që investon në konsumimin e ushqimeve të grimcuara e zvogëlon tensionin e trupit të tij. Për më tepër, mbushni një tepsi përplot me çips dhe dërgojani në shtrat. Para së gjithash do ta befasojë gjesti juaj, e më pas shtrihuni dhe kënaquni me programin televiziv së bashku.

Afrojuni,por mos e prekni

Kur meshkujt janë nervozë, zakonisht ata kërkojnë më tepër hapësirë. Kështu që, nëse insistoni ta puthni apo ta ledhatoni, vetëm sa do ta shqetësoni edhe më tepër. Por, hulumtimet tregojnë se nëse gjendeni rreth tridhjetë centimetra larg tij, trupi i tij fillon të prodhojë oskitocinë, (hormonin e dashurisë që e relakson) në sasi të madhe. Nëse qëndroni të shtritë, afrojuni vetëm sa për ta ndjerë trupi ngrohtësinë e njëri-tjetrit.

Sfidojeni

Kujtoni një lojë që kërkon vëmendje fizike dhe mendore. Lojëra të tilla kanë fuqinë ta largojnë vëmendjen dhe të mos i kujtohet fare se ishte nën stres pak minuta më parë. Plus, kur shpirti garues të zgjohet, trupi i tij do të djersitet, duke liruar hormonin dopaminë, serotoninë dhe hormonet tjera të lumturisë.

Bëjani një koktej me pemë

Kur të kthehet i nervozuar nga puna, natyrisht se nuk jeni në gjendje t’i krijoni një plazh në të cilën do të pushojë dhe harrojë të gjitha problemet. Mirëpo, mund t’ia krijoni një atmosferë relaksuese, duke i shërbyer pije tropikale, e cila do t’ia përkujtojë plazhin dhe detin. Natyrisht, një pije të tillë kurrë nuk do ta konsumojë në shoqëri të meshkujve, por kur jeni vetëm meshkujt preferojnë kokteje të tilla po aq sa edhe ju.

Bëjeni të qeshë

Shkencëtarët kanë vërtetuar se buzëqeshja ndikon në disponim të mirë. Gjeni diçka që ju bën të qeshni dhe tregojani. Detyrimisht edhe ju të buzëqeshni me të, ngase vetëm buzëqeshja mund t’ia kthejë disponimin./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button