Gruevski do të përpiqet t’ia marrë Zaevit Strumicën me një bashkëpunëtor të Çavkovit

VMRO-DPMNE i ka promovuar kandidatët për pesë komuna për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 15tetor, në mesin e të cilëve ka qenë edhe kandidati për Strumicën, ku kryetar i Komunës disa vjet ishte lideri i LSDM-së, aktualisht kryeministër, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Partia opozitare e Nikolla Gruevskit, në këtë qytet do ta nxjerr si kandidat kirurgun oral Marjan Bajraktarov, i cili ashtu siç shkruan “Fokus”, është kolegë dhe bashkëpunëtor i kirurgut oral Kiril Çavkov, vëlla i ish ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, Çavkov dhe Bajraktarov janë pronarë të institucionit shëndetësor Ordinancës Specilistike për kirurgji orale “dr. Çavkov – dr. Bajraktarov”, e cila është e themeluar në fund të vitit 2006 me zyrë në Strumicë, gjegjësisht kur VMRO-DPMNE-ja ka ardhur në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button