Në Siri janë gjetur armë kimike amerikane dhe britanike

Raportet për armë të prodhimit amerikan dhe britanik, që janë gjetur në magazinat e braktisura për armë të kryengritëse në Siri, duhet që të hetohet, deklaroi zëvendës zëdhënësi i KB-së Farhan Hak, duke shtuar se Damasku nuk ka dërguar informacione për këtë rast në Organizatë.

“Jemi të shqetësuar lidhur me raportet për armë kimike. Ato janë gjëra të cilat duhet të hetohen”, theksoi Hak, duke sqaruar se tani për tani KB-ja nuk ka informacione zyrtare për këtë, transmeton Tanjugu.

Zëvendësministri sirian i Punëve të Jashtme Fejsal Mikdal deklaroi sot në pres konferencë në Damasak se armët kimike të prodhuara në SHBA edhe Britani të Madhe janë gjetur në territoret që janë çliruar nga terroristët, njoftoi TASS.

Ai shtoi se sipas nenin pesë të Konventës për ndalim të armëve kimike, përdorimi i substancave helmuese është i lejuar vetëm në rast të qetësimit të trazirave, ndërsa për përdorimin e qëllimeve ushtarake është e ndaluar.

Burim i KB-së theksoi se përfaqësues të Organizatës do ta vizitojnë Sirinë javën e ardhshme me qëllim që të hetojnë se çfarë është gjetur në magazinat e braktisura të kryengritësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button