Egjipt, 43 të vdekur nga ndeshja e trenave
Nga ndeshja e dy trenave në pjesën veriore të Egjiptit, kanë humbur jetën 43 persona dhe plagosur më tepë se 120 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.
Trenat janë ndeshur dje afër qytetit Aleksandria, me çrast Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka urdhëruar hetime për këtë ndeshje.
Ministria e transportit bëri të ditur se “gabimi njerëzor” ka çuar në këtë përplasje.