LSDM-ja propozon vendosje të çmimit “Kiro Gligorov”

Grupi parlamentar i LSDM-së dha propozim deri te Parlamenti i RM-së për vendosje të çmimit “Kiro Gligorov”, si mirënjohja më e lartë për afirmim ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë, mbrojtje të interesave të shtetit, promovim të të drejtave të njeriut, demokraci, bashkëjetesë, arritje shumëvjeçare në sferën e shkencës, si dhe për prioritetet dhe vlerat tjera të vendit. 

Ndarja e kësaj mirënjohjeje në nder të kryetarit Gligorovdo të jetë një hap konkret për kremtim dinjitoz të kryetarit të parë të Maqedonisë së pavarur dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të Maqedonisë, tha sot deputeti i LSDM-së, Andrej Petrov.

Çmimi do të ndahej çdo vit më datë 8 shtator, me rastin e Ditës së pavarësisë të Republikës së Maqedonisë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button