UEFA: Faleminderit Shkup
Federata evropiane e futbollit (UEFA) me fjalë lavdëruese në kanalin e vet në Tuiter shprehi mahnitje nga organizimi. Ndeshja dhe gjithçka ishte paraparë në Arenën nacionale “Filipi i Dytë” u zhvillua pa vërejtje.
“Falemiderit Shkup. Nikoqir fantastik i Super Kupës 2017”, është shkruar në publikimin.
Edicioni i 42-të i Super Kupës u luajt mbrëmë në Shkup, ndërsa Real Madridi e mundi Mançester Junajtedin me rezultat 2:1.