“Turkish Airlines” fluturon 10 herë në javë nga Shkupi për Stamboll

“Turkish Airlines” njoftoi se me rendin e fluturimeve, që filloi të zbatohet nga 25 marsi, ka rritur numrin e fluturimeve nga aeroporti i Shkupit deri në Stamboll për 10 fluturime në javë.

Kompania fluturon nga Shkupi për në Stamboll të hënën, të mërkurën, të premten, të shtunën dhe të dielën në ora 9:05, ndërsa të marten, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën në ora 19:25.

Nga Stambolli për në Shkup, fluturohet të hënën, të mërkurën, të premten, të shtunën dhe të dielën në ora 7:50, ndërsa të marten, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën në ora 20:40.

Lajme të ngjashme

Back to top button