Një tërmet prej 7 ballë godet Kinën
Një tërmet me fuqi prej 7 ballë sipas Rihterit është regjistruar në jugperëndim të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Rrjeteve të Tërmetit në Kinë njoftoi se në provincën Sichuan të krahinës Jiuzhaigou është regjistruar një tërmet prej 7 ballë sipas Rihterit.
Tërmeti i regjistruar në orën 21.19 sipas orës lokale, ishte në thellësi prej 20 kilometrash.
Ende nuk ka informacione për numrin e të vdekurve apo të lënduarve.