Skadon afati për tërheqjen e forcave siriane nga qytetet

Në Siri, sot, skadon afati për tërheqjen e forcave të presidentit Bashar al Asad nga mjediset qytetare. Uashingtoni zyrtar është në qëndrimin se Damasku nuk tregon shenja se do ta respektojë marrëveshjen paqësore të cilën e pranoi javën e kaluar.

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve, Ban Ki Moon, apeloi presidentin sirian që t’i ndal sulmet ndaj popullatës civile, dhe t’i tërheq ushtarët nga qytetet siriane.

Ndonëse e pranoi planin paqësor të të dërguarit special të KB-ve dhe Ligës Arabe, Kofi Annan, deri të marten t’i tërheq ushtarët nga qytetet, Qeveria siriane në momentin e fundit vendosi kusht, që rebelët t’i dorëzojnë armët. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button