Ministri Besimi për vizitë pune në Uashington

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Uashington, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Besimi do të realizojë takim me sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve Leon Paneta. Pritet që gjatë bisedimeve të bëhet fjalë për bashkëpunimin e frytshëm bilateral në sferën e mbrojtjes mes dy vendeve, ndërsa do të konfirmohet edhe përpjekja e shtetit për implementimin e reformave të vazhdueshme në sferën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe përpjekja për kompletimin e procesit për integrimin evroatlantik.

Në Pentagon do të shkëmbehen edhe mendime lidhur me pritjet nga samiti i ardhshëm i NATO-s në Çikago dhe integrimet e Republikës së Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button