Rufi Osmani nominohet për çmim ndërkombëtarë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani është ftuar të marrë pjesë në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndërkombëtare “Evropa e Bashkuar” në fushën e administratës publike dhe qeverisjes lokale, njofton zyra e tij për shtyp.

Ceremonia që organizohet nga Asambleja Evropiane të Biznesit i ka dërguar ftesë Osmanit të jetë pjesëmarrës  në Samitin e kryetarëve të komunave më 12 qershor të këtij viti në Dablin të Irlandës.

Osmani,sipas zyrës së tij, nga ana e Asamblesë është nominuar për çmimin “Kontribut i veçantë për zhvillim dhe integrim ndërkombëtar”.

Ceremoninë e organizon Asambleja e Biznesit Evropian dhe Komiteti i nominimeve “Sokrat” me përkrahje të organizatave me ndikim publik si dhe sindikatave nga 16 vende të botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button