Tetovë, të premten premierë e shfaqes “Me grusht tehut të thikës”

Teatri i Tetovës vazhdon me premierën e dytë. Të premten, më 13 prill, me fillim në ora 20:00 pritet të del në skenë shfaqja kamertale “ME GRUSHT TEHUT TË THIKËS” në regji të Sulejman Rushitit dhe tekst të Augusto Boal. 

Ndihmës i Rushitit është Dritëro Ame ndërkaq luajnë Burhan Amiti, Merita Çoçoli-Sali, Zarije Jonuzi, Elmir Sejfullai dhe Naime Azi.

Skenografia është përgatitu nga Argjend Karai ndërkaq kostumet nga Valentina Pajaziti.
Teatri i Tetovës ju mirëpret për të prezantuar para jush një shfaqje po aq të suksesshme sa dhe ajo e javës së kaluar “Dashuri, teatër dhe marrëzira të tjera” me regji të Refet Abazit. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button