Katy Perry-t i pengon fama

Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ka thënë se është lodhur nga të qenit e famshme.
Që nga lidhja që pasoi me martesë dhe pastaj me ndarje me aktorin Rusell Brand, Perry ka qenë mjaft e përfolur në media.

“Jam e mërzitur nga ai popullaritet, fatmirësisht nuk mërzitem duke shkruar këngë. Nuk do të fokusohem në atë që mendojnë njerëzit tjerë, së paku për një kohë, sepse jam lodhur më”, citon The Sun fjalët e këngëtares.

Ajo, po ashtu, ka thënë se nuk mund t’i kuptojë fansat që bërtasin kur takohen me të.

“Dua të jem e disponueshme aq sa mundem. Zakonisht, atëherë (kur takohemi) u them që të qetësohen dhe se nuk ka arsye për t’u bërë histerikë dhe për të qarë, porse vetëm duhet të argëtohemi”, ka shpjeguar Perry. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button