Kuadër partiak do të luftojë korrupsionin në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit në seancën e sotme ka zgjedhur Ljubinka Koraboska kryetare të re të këtij Institucioni. 

Një vit luftën me korrupsionin në Maqedoni do ta udhëheq Koraboska e cila njihet si e afërt me partinë në pushtet VMRO-DPMNE, gjegjësisht si kuadër nga Kërcova të udhëhequr nga Ilija Kitanovski. Ajo madje ka qenë përfaqësuese e VMRO-së në Këshillin zgjedhor në Ohër.

Madje, përpos prapavijës politike, sipas informatave zyrtare nga biografia e saj, ajo ka përvojë vetëm katër vite punë dhe atë në sferë që nuk ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, menaxhere e turizmit.

Në raportet e Bashkimit Evropian për Maqedoninë një nga kritikat më të mëdha është lufta e dobët e Institucioneve përkatëse kundër korrupsionit i cili sipas BE ka marrë përmasa serioze në vend. Sa do të jetë efikas një kuadër me prapavijë politike të zbulojë afera korrupsioni, këtë do ta tregojnë ditët në vijim. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button