Pheniani e refuzoi propozimin e Seulit për negociata

Ministri verikorean i Punëve të Jashtme, Ri Jong-ho e refuzoi propozimin e homologut të tij jugokorean Kangt Kjung-va për negociata midis Phenianit dhe Seulit, duke vlerësuar se ai “nuk është i sinqertë sa duhet”.

Siç njoftoi Jonhap, takimi i shkurtër midis Ri dhe Kang është mbajtur në margjinat e takimit ministror të Asociacionit të shteteve të Azisë Juglindore (ASEAN) në kryeqytetin e Filipineve Manila, me ç’rast shefi i diplomacisë jugokoreane ka apeluar koelgun e tij të Veriut ta pranojë propozimin për negociata ushtarake, me qëllim të tejkalimit të tensioneve në Gadishullin korean.

“Duke e pasur parasysh gjendjen aktuale dhe atë që Koreja e Jugut bashkëpunon me SHBA-në që të bëhet presion ndaj Koresë së Veriut, këto propozime nuk janë mjaft të sinqerta”, ka porositur Ri.

Ky, një prej takimeve të rralla midis përfaqësuesve të lartë qeveritarë të dy Koreve, u mbajt në kohën kur Këshilli i Sigurisë së KB-së vendosi sanksione të reja ndaj Phenianit, për shkak të testit me raketa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button