“Treshi” më i gjatë

BMW informoi se në fillim të prillit në Pekin do të promovohet 3 Series LWB. Ky është modeli me distancë boshtore të vazhduar, i cili do të ofrohet vetëm në tregun e Kinës.

“Treshi i gjatë” bëhet për të tërhequr një pjesë të konsumatorëve të makinave të klasës së lartë, duke falënderuar hapësirës së zgjeruar në rendin e dytë të ndjesave. Seria BMW 3 LWb ka për 11 cm distancë më të gjerë mes boshteve (2,920 mm), kurse gjatësia është 4,734 mm. Modeli do të ketë zgjedhje të tre motorëve. I pari është 2.0 litër që generon 184 KS dhe 270 Nm, BMW 328Li do ta përdorë agregatin e ri 2.0 litër me TwinPower Turbo me 245 ?? dhe 350 Nm dhe versioni më i fuqishëm BMW 335Li me motor 3.0 litër bi-turbo me 306 KS.

BMW 3 LWB më e gjatë do të prodhohet në ndërmarrjen e re BMW në Shenjan, Kinë, bashkërisht me serinë e gjatë 5 (LWB), i cili gjithashtu ofrohet vetëm në Kinë./portalb   

Lajme të ngjashme

Back to top button