Disa rregulla për takimin e parë me prindët e partnerit

Darka e parë tek partneri juaj mund t’ju duket si një aventurë e frikshme, sidomos kur sillni ndërmend filmat e shumtë me ngjarje tragji-komike të takimeve të para me prindët e partnerit. Thuhet se nuk ka rast të dytë për të lënë përshtypje të parë dhe prandaj, takimit të parë me prindët duhet kushtuar kujdes të veçantë.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që ta kaloni darkën sa më lehtë dhe më të relaksuar.

1. Bëni një hulumtim të vogël. Parapërgatitjet janë gjithnjë të nevojshme. Është më se e rëndësishme t’i dini emrat e secilit anëtarë të familjes së ngushtë, ndërsa do t’ju shërbejnë informatat për hobit dhe intereset e tyre për të filluar ndonjë bisedë me ta.

2. Vishuni në mënyrë adekuate për rastin. Kur bëhet fjalë për takimin e parë me prindërit e partnerit keni kujdes që të visheni sipas rastit. Në qoftë se jeni të ftuar për darkë, atëherë keni kujdes të mos vishni funde mini apo diçka që zbulon në mënyrë të tepruar gjoksin. Ata dëshirojnë t’ju njoftojnë ju, e jo trupin tuaj.

3. Jini të përpiktë. Nuk do të tregoheni të sjellshëm në qoftë se nuk shkoni në kohë. Në qoftë se për shkaqe të arsyeshme do të vonoheni, atëherë informojini ata për këtë pak më herët.

4. Dërgojuni ndonjë dhuratë të vogël. Nuk keni nevojë të mundoheni t’i impresiononi me ndonjë dhuratë shumë të shtrenjtë, por edhe nuk duhet të shkoni me duar të zbrazëta.  Nëse ju kanë ftuar për darkë, atëherë mjafton një shishe verë ose ndonjë ëmbëlsirë. Në qoftë se posedoni aftësi të mira gatimi, atëherë dërgoni desert të cilin e keni përgatitur vetë. Gjithashtu, një buqetë me lule për nënën e tij/saj do të jetë një dhuratë e përkryer.

5.Vështroni dhe mësoni. Mund të mësoni shumë për familjen e të dashurit-ës vetëm duke vështruar. Mos filloni me ndonjë bisedë të thellë menjëherë. Shfrytëzojini minutat e para të takimit për të analizuar përreth. Kushtojini vëmendje mënyrës se si bisedon partneri juaj me familjarët e saj/tij. Në këtë mënyrë do të mund t’i kuptoni më mirë ata, por edhe partnerin tuaj dhe kjo do t’ju ndihmojë edhe në raportet me partnerin tuaj.

6. Mos i harroni komplimentet për ushqimin. Lavdëroni atë që ka përgatitur darkën. Mirëpo, keni kujdes që ato komplimente të jenë sa më të sinqerta.

7. Më e rëndësishmja, silluni në mënyrë të natyrshme. Herët a vonë, prindët e partnerit tuaj do t’ju njoftojnë ashtu siç jeni në të vërtetë, prandaj nuk keni nevojë të aktroni./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button