Gjysmë tonë marihuanë konfiskohet në kufirin greko-shqiptar

Policia greke në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në Igumenicë, konfiskoi 545 kilogramë marihuanë. Droga është gjetur në kamion i cili ishte lënë dhe fshehur në afërsi të një pylli në fshatin grek Reveni.

Sipas policisë, droga ishte transportuar me mushka nga territori shqiptar pas çka është ngarkuar në kamion, por nuk dihet pse i njëjti është lëshuar. 

Vetëm një ditë në aksin rrugor Janinë-Agrinio, policia në qytetin grek Amfilohias, konfiskoi 180 kilogramë marihunaë shqiptare. Droga është fshehur në kamion, me targa regjistrimi, me të cilën drejtonte një shqiptar njëzet e katërvjeçar, ndërsa në automjetin ishte edhe bashkëpunëtori i tij, shtetas grek, të cilët u arrestuan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button