LSDM: Veprat penale lidhur me privatizimin të mos vjetërsohen!

,,Sot aktualizohen dy propozime legjislative tonat. Njëri është amandament kushtetues me të cilin propozojmë që veprat penale lidhur me privatizimin të mos vjetërsohen.
Kurse tjetri propozim është ndryshimi ligjeve me të cilat do të publikohen emrat edhe të vegjlëve, dhe jo vetëm akcionerëve të mëdhenjë, dhe atë për të gjithë kompanitë, shoqëritë aksionare dhe bankat”.

Këtë para pak kohe në konferencën e gazetarëve në Qeveri  e deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Ana Pavlovska Daneva. Ajo përmendi që sipas LSDM-së, me këto propozime dukshëm do të përmirësohet kuadri ligjor për përballje me gjithë ata që kanë fituar të holla, pushtet dhe pozicion, në qfarëdo mënyre të paligjshme dhe më tej do të mundësohet transparenca dhe  shqyrtim i gjendjes pronësore të funksionerëve publik.

Duke pasur parasysh angazhimin e qeverisë që të pastrojë me këto paraqitje nga e kaluara, dhe e tashmja, presim dhe i thërasim t’i mbështesin këto dy propozime në Qeverinë e Maqedonisë, dhe më këtë të tregojnë që angazhimi i tyre nuk është vetëm deklarativ, por edhe thelbësor-deklaroi, Pavlova Daneva./plusinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button