50 shqiptarë zihen mes vete për dështimin e një martese!

Një mosmarrëveshje e shkaktuar nga mosmbajtja e premtimit të një familjeje për një martesë, ka shkaktuar një rrahje masive mes dy familjeve, ku kanë marrë pjesë rreth 50 shqiptarë.

Tre veta kanë pësuar plagë të rënda në zënkën që ka ndodhur të shtunën në Ochtrup të Gjermanisë dhe është dashur të barten me helikopterë gjegjësisht me autoambulancë për në spital.

Policia me këtë rast ka ndaluar nëntë persona ndërsa ka sekuestruar një revole frikësuese, thikë, shkopinj bejsbolli dhe gjësende tjera, njofton wm.tv.

Ndërkohë që persona të tretë po bënin përpjekje t`i pajtonin dy familjet, dikush ka shtënë me një revole frikësuese (pa plumb). Kjo si duket ka shkaktuar tollovinë në të cilën janë përfshirë në mes të 40 dhe 50 vetave që kanë goditur njëri tjetrin me thika, shkopinj bejsbolli e gjësende tjera të forta, njofton policia.

Duke pasur parasysh edhe numrin e madh të të përfshirëve në konflikt, vendi i ngjarjes ka qenë i bllokuar gjatë gjithë të shtunës. Hetimet janë në vazhdim.

Marrë nga: Albinfo.ch

    

Lajme të ngjashme

Back to top button