Nobelisti Grass, “non grata” në Izrael

Izraeli shpall “persona non grata”, fituesin e çmimit Nobel, Gynter Grass, pas poezisë së tij, ku shkruante se “potenca bërthamore e Izraelit kërcënon paqen botërore, që është shumë delikate”. 

Përmes një deklarate, ministri i Brendshëm izraelit, Eli Jishai shpjegon se Gras nuk mund të hyjë më në Izrael, sepse “synonte të ndizte urrejtjen kundër shtetit dhe popullit të Izraelit, për të çuar kështu përpara idenë që kishte përqafuar kur mbante veshur uniformën SS”.

Poezia ishte publikuar në disa media botërore, ndërsa u refuzua nga e përjavshmja “Die Zeit”. Gras dënonte, në poezinë e tij edhe Gjermaninë për shitjen e armëve Izraelit, duke iu referuar ndërhyrjes ushtarake të shumë përfolur, kundër Iranit.

Poezia që titullohet “Ajo që duhet thënë”, u dënua ashpër nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, por edhe nga disa parti politike gjermane, edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle. Top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button