SHBA propozoi sanksione të reja kundër Koresë Veriore në OKB

Një diplomat i lartë i Kombeve të Bashkuara thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë paraqitur një propozim-rezolutë në Këshillin e Sigurimit, për ashpërsim të sanksioneve kundër Koresë Veriore, lidhur me programin e saj raketor, i cili është i ndaluar me disa rezoluta të mëparshme të OKB-së, shkruan REL.

Ky diplomat tha se për këtë propozim-rezolutë do të diskutohet sot më vonë gjatë ditës në Këshillin e Sigurimit dhre se mbretëron “besim i madh” se Rusia dhe Kina do ta mbështesin këtë dokument.

Në këtë dokument përfshihet ndalesa e eksportit të thëngjillit, hekurit, plumbit dhe ushqimeve të detit nga ana e Koresë Veriore dhe synohet të ulen të ardhurat e Phenianit nga 3 miliardë në 2 miliardë dollarë të ardhura nga eksporti.

Për miratim të kësaj mase kërkohen së paku 9 vota për nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkara dhe që të mos ketë veto nga anëtarët e përhershëm, Shtetet Bashkuara, Kina, Rusi, Franca dhe Britania.

Shtetet e Bashkuara po prijnë në presionin për sanksione më të fuqishme kundër Korresë Veriore, pasi ky vend i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button