Vala e të nxehtit “Lucifer” i përfshiu edhe Evropën Jugore dhe Lindore

Në pjesë të Evropës Jugore dhe Lindore sot janë matur temperatura prej mbi 40 gradë Celsius, të prekura nga vala e të ngrohtit, të cilin në Itali e quajtën “Lucifer”,  shkaktoi zjarre pyjore dhe i dëmtoi të mbjellat, por shkaktoi edhe viktima.

Shërbimi meteorologjik evropian “Meteoalarm” dha paralajmërimin më të lartë të “kuq” për dhjetë vende, ndërsa Italia dhe Ballkani Perëndimor janë më të rrezikuara nga moti i pavolitshëm. Edhe pjesët më veriore të këtyre rajoneve, siç është Polonia Jugore gjithashtu janë prekur nga temperaturat e larta.

Zjarrfikësit kanë shumë punë në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Kroaci, ndërsa autoritetet u rekomandojnë banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të pinë sasi më të mëdha të ujit. Edhe javën e ardhshme në këto hapësira priten temperatura rreth 40 gradë.

Të paktën dy persona e humbën jetën si pasojë e të ngrohtit, një në Rumani, ndërsa tjetri në Poloni, derisa një numër i madh janë transferuar në spital, pasi kanë pësuar goditje të të ngrohtit, diellit ose kanë pasur probleme tjera shëndetësore lidhur me temperaturat ekstrem të larta.

Për shkak temperaturave ekstreme në Itali filloi vjelja e rrushit disa javë më herët nga e zakonshmja.

Autoritet italiane dhanë paralajmërim në rrezikun nga kushtet e motit për 26 qytete, përfshirë edhe destinacionet e njohura turistike Venecianë dhe Romën, ku shumë shatërvan janë shkyçur për shkak të thatit të gjatë.

Me të ngrohtin lufton edhe Hungaria, ku rojtarët në Kopshtin zoologjik në Budapest bartin blloqe të mëdha akulli që t’i ftohtin dy arinjtë polarë, të cilët i ushqejnë me bostan të ftohur.

Sipas mediave britanike, emrin “Lucifer” i valës së të ngrohtit mbi Evropën ia kanë dhënë italianët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button