Vazhdoi debati për strategjinë për refugjatë 2017-2027

Në Komisioni kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot vazhdoi debati për Debatin publik për Propozim-ligjin e Strategjisë për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027 dhe Propozim-projektin e Planit veprues kombëtar për integrimin e refugjatëve 2017-2027.

Kryetari i Komisionit, Vllatko Gjorçev edhe njëherë e barti qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se këto dokumente duhet të tërhiqen, ndërsa resurset në pjesën e punësimeve dhe politikës sociale të dedikohen për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Me shkurtimin e shumë zërave të buxhetit dhe parashikimin për shpenzimin e miliardave për emigrantët dhe refugjatët është i rëndësishëm ndryshimi i prioriteteve” , tha Gjorçev.

Edhe krahas thirrjes publike, në seancë nuk erdhën kryeministri Zoan Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

“Personalisht i bëmë thirrje kryeministrit Zaev dhe ministres Carovska ta elaborojnë deklaratën e Shtipit ku thanë se i mbështesin strategjinë për plan veprues”, tha Gjorçev. Shtoi se zëvendësministri edhe pse ka qenë në vazhdimin e kaluar në seancë nuk ka dhënë përgjigje për asnjë pyetje.

Kërkoi përgjigje për projektet e parapara për të filluar këtë vit dhe të zbatohen në dhjetë vitet e ardhshme, ndërsa në mënyrë paralele i theksoi të gjitha shkurtimet të cilat shihen me Buxhetin e ri.

“Prioritet i Qeverisë duhet të jenë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Gjorçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button