Monika Kryemadhi tregon sa do ndikojë në vendimet e Presidentit

Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, ka qenë gjithmonë në krah të tij në politikë, por tashmë që ai është President dhe ajo kryetare partie, duket se rrugët e tyre institucionale janë ndarë, shkruan Class.

Në një intervistë për ABC Neës, Kryemadhi tha që nuk do të ndikojë në vendimet e Metës si President.Kryemadhi tregoi se Ilir Meta di të pozicionohet gjithnjë sipas kostumit që vesh. Kryemadhi zbuloi një telefonatë me Presidentin ditën kur dy këshilltarët e përjashtuar nga LSI-ja, Genta Mezinin dhe Agim Kraja vendosën të bashkojnë votat me PS-në për rritjen e ujit.

“Kur është para pozicionit, ai pozicionohet siç duhet, qoftë edhe kur bëhet fjalë për familjarët e tij. Është i ftohtë dhe i kthjellët. Po them një sekret të vogël, ditën kur u mblodh këshilli bashkiak dhe dy këshilltarët tanë bashkuan votat me PS, unë nuk isha këtu. Mora në telefon Ilirin, e pyeta si do ja bënim? Ai më tha që tani e ke t’i partinë dhe duhet të vendosësh vetë. Isha bashkë me Petrit Vasilin. Mirë ta bëri, më tha. Pra, Iliri nuk ndërhyri fare. Kam përshtypjen që do jetë një President i mirë se ka vendosur mbi të gjitha stabilitetin e Shqipërisë dhe këtë e ka treguar në shumë raste”, sqaroi ajo.

Zonja Kryemadhi tregon edhe takimin e ftohtë e krejt zyrtar mes tyre, ditën e betimit të Metës si President. “Unë i thashë urime, ai as faleminderit nuk më ktheu”,- tha ajo duke qeshur.

Monika Kryemadhi është kryetare e LSI-së pas Petrit Vasilit që zëvendësoi Ilir Metën në çastin që ai u zgjodh President.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button