Reagon ITSHKSH: Nuk jemi institucion për pazare politike

“Partitë politike, si misionare të moszhvillimit të shoqërisë sonë, pasi shkatërruan të gjitha vlerat, tani iu kanë vërsulur shkatërrimit të autonomisë së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup!”, thuhet në reagimin e ITSHKSH-së, ndaj informacioneve të publikuara sot në media, në të cilat thuhet se drejtimi i këtij institucioni është pjesë e ndarjes së posteve qeveritare, dhe sipas të njëjtave, posti i drejtorit do t’i takojë LR- PDSH-së.

“Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, kërkon që të ndërpriten menjëherë këto akrobacione politike, dhe mos të jetë pjesë e pazarllëqeve të pista partiake – politike, pasi kjo bie në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Hulumtuese-Shkencore dhe Statutin e ITSHKSH-së, si institucion shkencor – publik, që dhe si i tillë nuk e ka statusin e institucionit shtetëror – qeveritar. Me këtë rast, pyesim kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, se vallë a e kanë shtruar në ndarjen e posteve politike edhe ASHAM-in, universitetet publike dhe institutet tjera hulumtuese- shkencore, dhe a është kjo në frymën e depolitizimit të institucioneve publike, siç pretendonin para formimit të qeverisë. Lidhur me tendencat për politizimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, do të njoftohen të gjitha misionet e huaja diplomatike në Maqedoni dhe organizatat joqeveritare”, thonë nga ITSHKSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button