Fillon Panairi për punësim dhe karrierë

Në përurimin e këtij edicioni të tetë të manifestimit pritet të marrin pjesë drejtori i Agjencisë për punësim i Maqedonisë Vllatko Popovski, dekanët dhe profesorët e FEIT Mile Stankovski, i FINKI Dimitar Trajanov, i Fakultetit Makinerik Atanas Koçov dhe i ALBA fakultetit për biznes Nikollaos Travllos.

Sipas organizatorëve, panairi për puknësim dhe karrierë kontribon për bashkimin e universiteteve me studentët dhe kompanitë, me qëllim të zvogëlimit të pabarazisë së ofertës dhe kërkesës në tregun e punës dhe të mundësojë kontakt të drejtpërdrejt të studentëve me kompanitë. /portalb/

Në edicionin e tetë të këtij manifestimi të treditor pjesëmarrje kanë paralajmëruar kompani mes të cilave janë ALBA-Fakulteti për biznes, AKE-Agjencia për komunikim elektronik, APRM-Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë, MEPSO, EVN, çimentorja “Usje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button