Tetovë, shënohet Dita ndërkombëtare e romëve

8 Prilli, Dita ndërkombëtare e romëve u shënua me një turne në futboll ku morën pjesë përfaqësues të këtij komuniteti që jetojnë në Tetovë. 

Turneu në futboll u përkrah nga komuna e Tetovës, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i saj,  Sadi Bexheti i cili përshëndeti pjesëmarrësit.

“8 Prilli shënon ditën ndërkombëtare te romëve. Një pjesë e mirë e këtij komuniteti jeton edhe në Tetovë, dhe kjo ditë vjen si një apel për shtetin dhe te gjithë shoqërinë për më shumë të drejta e vëmendje ndaj këtij komuniteti.  Kërkesat kryesore te kësaj shtrese janë për integrimin në jetën social-ekonomike të vendit, mundësitë për punësim , strehim e arsimim”, tha Bexheti. 

Komuna e Tetovës do të vazhdojë të përkrah këtë komunitet për të siguruar mirëqenie ekonomike dhe sociale për ta, tha Bexheti.

“Me pjesëmarrjen tonë në këtë turne, dëshirojmë që të respektojmë këtë komunitet të rëndësishëm, të shënojmë bashkërisht ditën ndërkombëtare të romëve. Mesazhi i kësaj dite kudo ku romët ndodhen është Paqe për të gjithë romët në një botë pa diskriminim, pa racizëm dhe pa luftë”, përfundoi fjalimin e tij Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button