Mbushja dhe përditësimi i softuerit brenda paketimit

Patenta e re e marrë nga Apple përshkruan produktet të cilët do të mund të gëzojnë mbushjen pa tela dhe përditësimin e softuerit para se të nxjerrën nga paketimi në të cilin shiten.

Patenta e emërtuar “Active electronic media devize packaging” të cilën e publikoi zyra amerikane e patentave, e së shpejti e zbuloi Apple Insider, përshkruhet paketimi i cili pa tela mund të pranoj energji dhe ta kaloj atë deri tek pajisja e cila ndodhet brenda tij. Me këtë mundësohen dy funksione, respektivisht pajisja në paketim mbushet vazhdimisht dhe përditësohet në versionin e fundit të softuerit para se që ta nxjerr shfrytëzuesi nga kutia, e gjithashtu mund të përdoret edhe ekrani i pajisjes për promocionin vizual në shitore.

Në përshkrimin e patentës përshkruhet sistemi i cili për furnizim përdorë transmetimin e energjisë me radio valë ose përmes induksionit magnetik. Pajisjet mund të mbushen drejtpërdrejtë pa tela nëse e përkrahin mundësinë e këtillë, ose mbushja mund të bëhet përmes paketimit përkatës. Pajisjet pastaj mund të aktivizohen për të shfaqur përmbajtje promocioni, e në patentë përshkruhet edhe funksioni që mundëson zbulimin e pajisjes e cila është e para në ballinë ashtu që vetëm ajo të shfaq përmbajtjet përkatëse. /Globisot

Lajme të ngjashme

Back to top button