Serbia heq dorë nga zgjedhjet lokale në Kosovë

Qeveria serbe nuk thotë se ka marrë vendim zyrtar për heqje dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, mirëpo një përfaqësues i saj për herë të parë ka pranuar se ky shtet do ta respektojë qëndrimin e UNMIK-ut se Rezoluta 1244 nuk e lejon një gjë të tillë.

She? i delegacionit serb në dialogun Prishtinë – Beograd, Borislav Stefanovic, ka thënë se qeveria në Beograd e respekton këtë qëndrim pasi misioni i përkohshëm i OKB-së në Kosovë është i vetmi që mund ta interpretojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“UNMIK-u është mbikëqyrësi i vetëm politik i Rezolutës 1244. Ky mision nuk është më aq i rëndësishëm, por ata janë të vetmit që e mbikëqyrin atë. Ne i pyetëm ata (UNMIK-un) për zgjedhjet dhe ata na thanë se nuk mund të lejojnë zgjedhje lokale në Kosovë dhe ne e respektojmë atë përgjigje”, ka thënë Stefanovic për “Zërin” .

Qeveria e Serbisë, megjithatë, nuk thotë se kjo nënkupton vendim ?nal të shtetit fqinj të Kosovës për zgjedhjet . Beogradi jozyrtarisht e pranon se nuk ekziston asnjë formulë tjetër që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal në territorin e Kosovës./telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button