Gjeneral Kudusi Lame, shqiptarët në Maqedonia nuk janë shoqatë, por komb i madh

Maqedonia mund të reflektojë siguri në rajon nëse respekton shqiptarët dhe qytetarët e saj në mënyrë të barabartë, në të kundërtën ajo do të mund të ishte një burim për destabilizim të përhershëm. 

Kështu u tha gjatë konferencës së mbajtur në Tetovë, me titull ”Maqedonia në sfidat globale të sigurisë” të organizuar nga Instituti për studime gjeopolitike dhe siguri nga Prishtina në bashkëpunim me Albanian University, Fakulteti i shkencave shoqërore,  Departamenti i shkencave politike, me temë “Maqedonia përballë sfidave në kuadër të sigurisë globale”. 

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin panelistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, gjeneral Dr. Kudusi Lama-dekan i Fakultetit të Emergjencave në Kolegjin Universitar “Biznesi”,  Prof. Dr. Nazmi Maliqi, profesor dhe dekan në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin FON në Maqedoni,  Dr. Faton Mehmetaj nga Instituti për studime gjeopolitike në Prishtinë,  Doc. Dr. Metodi Haxhi-Janev,  profesor universitar në Akademinë Ushtarake në Shkup dhe ekspert i lartë i sigurisë në Maqedoni,  Dr. Mark Ndreca, Drejtor i Drejtorisë së Vetting-ut dhe Regjistrit Qendror në DSIK Tiranë, etj.

Në këtë rast ish gjenerali Kuduse Lame, tha se çdo mos vlerësim i qytetarëve është një hap drejt destabilizimit, është një hap drejt shkatërrimit. 

“Shqiptarët nuk janë strukturë e një shoqate në Maqedoni, shqiptarët janë realisht nëse do të ketë guximin Maqedonia të bëjë regjistrimin e saj të popullsisë ndoshta dua të them, kombi prioritar si sasi njerëzish në Maqedonia. Është mirë ti jepet ajo që i takon dhe në këso kushte Maqedonia është e garantuar qind për qind në të kundërtën të jeni të sigurtë se Maqedonia nuk reflekton siguri”, tha Lame.

Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar dhe është një dështim i ndërkombëtarëve për të mbikëqyrur atë drejt zbatimit, shtoi gjenerali i njohur shqiptar në pension Kudusi Lame.

Lajme të ngjashme

Back to top button