Ambasadorja gjermane: Turp ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka komentuar ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit.

Ajo ka thënë për KTV-në se është ndjerë e turpëruar me atë çfarë ndodhi në Kuvend.

Kur është pyetur se çka mendon për seancën ajo shkurt ka thënë “turp”.

Në seancën e sotme konstituive koalicioni PAN kërkoi dy orë pauzë që të dilte me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe ky propozim u hodh në votim. Në votim u ndanë votat 60 pro e 60 kundër, ndërsa PAN-i vazhdonte të refuzonte të jepte emrin e kandidatit. Me këtë rast kryesuesi, Adem Mikullovci, e mbylli seancën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button