NPK Tetova informon për prej sot fillon ndalesa e ujit për disa orë

“Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije  për të gjithë qytetarët në të gjitha lagjet e qytetit, Ju informojmë se NPK Tetova nga sot do të fillojë me restrikcion prej disa orësh edhe atë: nga 00:30  deri  në orën 03.00 të mëngjesit.  Shkak i restrikcionit është mungesa e sasisë  si dhe  keqpërdorimi i ujit për pije nga ana e qytetarëve”, Informojnë nga NPK Tetova.

Ata thonë se sasia e ujit për pije momentalisht është rreth 340 l/s.

NPK “Tetova” Tetovë  iu bën apel qytetarëve që në mënyrë racionale të bëjnë shfrytëzimin e ujit të pijshëm, sepse vetëm kështu nuk do të paraqiten mungesa të sasisë së ujit në lagjet e epërme të qytetit.

NPK “TETOVA” Tetovë  u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të shpërdorimit të ujit  dhe  të njoftojnë kur kanë probleme me furnizimin me ujë për pije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button