Thaçi: Shqiptarëve në Maqedoni ju mungon liria

Në kuvendin e Rinisë Demokratike Shqiptare (RDSH), Dega e Gostivarit, të mbajtur në pallatin e kulturës në Gostivar, kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi ka deklaruar se rinia shqiptare si asnjëherë më parë ka marrë rrugën e mërgimit, pasi papunësia është rritur në shifra jonormale ndërsa perspektiva nuk shihet.

“Vritemi në mes të rrugës, nuk jemi të sigurtë as në oborrin e shtëpisë, nuk kemi siguri as gjatë udhëtimit ku grupet e huliganëve maqedonas i rrahin shqiptarët dhe askush nuk jep llogari, nuk ekziston drejtësi, nuk ekziston siguri dhe krejt kjo ndodh sepse dikush në qeveri e shet lëkurën e shqiptarëve vetëm për interesa personale. Iu bashkangjita RDSH-së sepse unë si i ri dua të frymoj lirshëm, të kem drejtësi, të jem i sigurtë dhe të mbroj perpektivën e bashkëmoshatarëve të mi”, ka thënë Thaçi. 

Kryetari i PDSH-së ka shtuar më tej se Qeveria Gruevksi po nëpërkëmbë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Ende 1 milion e kombit tonë jeton në një shtet ku qeveria çdo ditë i shkel të drejtat e tyre. Ne duhet që bashkarisht t’i bindim edhe të tjerët se neve nuk na mungojnë deputet, kryetar komunash, ministra, sekretar e sekretaresha, shofera e kështu me radhë, neve na mungon Liria, neve na mungon drejtësia, neve na mungon gjuha Shqipe, neve na mungon infrastruktura, punësimi, neve na mungon edhe idarja.

Të gjithë ata që mundohen të na mashtrojnë duhet të ju a themi realitetin me një apel të fundit? Urgjentisht t’i përgjigjen pyetjes sonë: A janë me Shqipërinë, me Kosovën, me Unionin Europian dhe NATO-n apo janë me Gruevskin?”, ka përfunduar Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Marrë nga: albeu.com

Lajme të ngjashme

Back to top button