Konsolidohet opozita maqedonase

Lubço Georgievski ka përshëndetur nismën e Branko Cërvenkovskit për bashkimin e opozitës.

Georgievski thotë se bisedime konkrete mes partive joparalamntare VMRO-PP, PLD, Të bashkuar për Maqedoninë, Dostoinstvo dhe partisë më të madhe opozitare LSDM, për momentin nuk ka, por shton se nuk i ikin idesë pët një koalicion të madh me Cërvenkovskin.

‘Sidoqoftë, në këtë faze kjo është një përcjellje e një energjie positive dhe sinjaleve positive njëri-tjetrit. Por, dicka konkrete në këtë fushë akoma nuk ka’, deklaroi kryetari i VMRO-Popullores Lubço Georgievski.

VMRO-PP, PLD, Të bashkuar për Maqedoninë dhe partia Dostoinstvo për here të pare u takuan para disa ditësh, paralajmëruan bashkëpunim edhe pse akoma kanë ideologji të ndryshme veprimi.

Këto parti së bashku në zgjedhjet e kaluara morrën 70 mijë vota, por për shkak se secila konkuroi e pavarur në zgjedhje, asnjëra nuk mori mandate deputeti.

Marre nga: tv alfa

Lajme të ngjashme

Back to top button