Akoma aktiv zjarri në Trebovle, ndërsa në Orman është lokalizuar

Zjarri në atarin e fshatit Trebovlë, komuna Makedonski Brod, akoma është aktiv, por tash për tash është evituar përhapje e tij drejt fshatrave Rastesh dhe Trebovle.

QMK kumtoi se në terren veprojnë dy aeroplanë të DMSH, ndërsa pritet edhe aktivizim i dy helikopterëve të ARM-së. Zjarrin e shuajnë edhe ekipe të njësiteve zjarrfikëse territoriale nga Makedonski Brodi, Shkupi, Kumanova dhe në NP Pyjet e Maqedonisë, si dhe pjesëtarë të DMSH, të ARM-së, vullnetarë dhe popullata lokale.

Aktiv është zjarri edhe në shpatet e Jakupicës së Epërme afër Velesit. Është përfshirë edhe pyll i përzier (pisha dhe ah). Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar të punësuar në Ekonominë pyjore Babuna, Veles.

Në territorin e Qytetit të Shkupit sot nuk ka regjistruar zjarre pyjore aktive. Zjarri që ka shpërthyer dje në fshatin Orman në Komunën Gjorqe Petrov është lokalizuar mbrëmë rreth 23.00. Në shuarjen e tij kanë marrë pjesë pjesëtarë të Brigadës së zjarrfikësve, persona nga popullata vendore, si dhe të punësuar në shërbimet komunale pranë komunës Gjorqe Petrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button