Zaev nga Podgorica: Maqedonia do ta rrit buxhetin për Mbrojtjen dhe pjesëmarrjen në misionet e NATO-s

Në Samitin e Kartës së Adriatikut, kryeministri i Republikës së Maqedonisë, paralajmëroi se shteti në të ardhmen do të jetë më aktiv në aspektin e kyçjes në misionet e NATO-s, njofton Portalb.mk.

“Jemi të inkurajuar nga optimizmi, besueshmëria dhe përkrahja e qytetarëve tanë, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo për mua si shembull është motiv i fuqishëm që ta arsyetoj besueshmërinë dhe t’i zbatojë pritjet. Ajo që te ne qëndron dhe bashkëpunon SHBA-ja tregon se Maqedonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë partner besnik. Republika e Maqedonisë do ta rrit buxhetin për Mbrojtje dhe pjesëmarrje në misionet e NATO-s. Jemi të vetëdijshëm se rajoni, kjo pjesë e vogël e botës është pjesë strategjike për sigurinë globale”, porositi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button