RDSH-ja e Gostivarit me antarë të rinj

Rinia Demokratike Shqiptare (RDSH), Dega e Gostivarit mbajti kuvendin e degës së RDSH-së në pallatin e kulturës në Gostivar. Në një deklaratë për shtyp, RDSH bëri të ditur se në këtë ngjarje mes tjerësh i pranishëm ka qenë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi i cili ka shpërndarë 300 libreza partiake anëtarëve të ri të RDSH-së.

Sipas RDSH, në punimet e kuvendit të degës, në të cilin u zgjodh udhëheqësia e re e degës kanë marrë pjesë mbi 500 anëtarë dhe kanë emëruar Valon Izairin kryetar të RDSH-së për degën e Gostivarit. 

“Rinia si asnjëherë më parë ka marrë rrugën e mërgimit, papunësia është rritur në shifra enorme, perspektiva jonë gjendet në rrezik, shohim se kohëve të fundit ballafaqohemi edhe me një të keqe shumë të madhe, sigurinë fizike. Vritemi në mes të rrugës, nuk jemi të sigurt as në oborrin e shpisë, nuk kemi siguri as gjatë udhëtimit ku grupet e huliganëve maqedonas i rrahin shqiptarët dhe askush nuk jep llogari, nuk egziston drejtësi, nuk egziston siguri dhe krejt kjo ndodh sepse dikush në qeveri e shet lëkurën e shqiptarëve vetëm për interesa personale. Iu bashkangjita RDSH-së sepse unë si i ri dua të frymoj lirshëm, të kem drejtësi, të jem i sigurt dhe të mbroj perspektiven e bashkëmoshatarëve të mi” ka thënë Izairi në fjalimin e tij të parë si kryetar i RDSH-së së Gostivarit.

Ndërkaq lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se shqiptarëve në Maqedoni ju mungon liria. 

“Ende 1milion i kombit tonë jeton në një shtet ku qeveria cdo ditë i shkel të drejtat e tyre. Ne duhet që bashkërisht t’i bindim edhe të tjerët se neve nuk na mungojnë deputet, kryetar komunash, ministra, sekretar e sekretaresha, shofera e kështu me radhë, neve na mungon Liria, neve na mungon drejtësia, neve na mungon gjuha Shqipe, neve na mungon infrastruktura, punësimi, neve na mungon edhe idarja. Të gjithë ata që mundohen të na mashtrojnë duhet të ju a themi realitetin me një apel të fundit? Urgjentisht t’i përgjigjen pyetjes sonë: A janë me Shqipërinë, me Kosovën, me Unionin Evropian dhe NATO-n apo janë me Gruevskin?  “ ka thënë mes tjerash kryetari i PDSH-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button