Tillerson: SHBA-ja nuk kërkon ndryshim të regjimit në Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson deklaroi se Qeveria e SHBA-së nuk kërkon ndryshim të regjimit në Korenë e Veriut.

“Ne nuk jemi armiq”, theksoi Tillerson duke shtuar se Uashigntoni dëshiron dialog në disa sfera.

Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit vjen në kohën e tensioneve të shtuara rreth programit bërthamor verikorean, si dhe pas deklaratës së senatorit republikan, Lindzi Gream se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp po i hulumton mundësitë edhe për luftë me Korenë e Veriut, si një ndër mundësitë.

Pheniani zyrtar kumtoi se prova e fundit raketore tregoi se armata verikoreane mundet me raketë balistike interkontinentale t’i godasë brigjet perëndimore të SHBA-së, e madje edhe më larg.

Tillerson, ndërkaq, shfaq bindje se SHBA-ja nuk paraqet kurfarë kërcënimi prë Korenë e Veriut dhe fajin  për krizën e tanishme e hodhi ndaj Phenianit.

“Mu ju n atreguat se jeni kërcënim serioz për ne (amerikanët), kështu që duhet të përgjigjemi”, theksoi sekretari shtetëror Tillerson.

Gjatë ditëve të kaluara presidenti Tramp shumëherë e kritikoi Kinën sepse nuk bën asgjë që të ndërpriten provat raketore.

Kina dhe Koreja e Veriut kanë kufi tokësor, ndërsa kinezët janë partneri kryesor verikorean ekonomik dhe me regjimin e Phenianit kanë lidhje të afrëta që më aprë.

Deklarata e Tillersonit interpretohet si mundësi për zbutje të retorikës kritike ndaj Kinës, sepse e hodhi fajin për krizën ndaj Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button