Guteresh bën thirrje në negociata urgjente politike në Venezuelë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh bëri thirrje për mbajtje urgjente të negociatave politike mes Qeverisë dhe opozitës në Venezuelë në përpjekje që të ndërpritet eskalimi i tensioneve politike.

“Sekretari i përgjithshëm i fton të gjithë qytetarët e Venezuelës që të bëjnë gjithçka që është e mundur që të ulen tensionet, të parandalohet dhuna e mëtutjeshme dhe humbja e jetëve, si dhe të gjendet rrugë për dialogun politik”, kumtoi zëdhënësi i KB-së, Stefan Duzhariq.

Ai theksoi se mënyra e vetme për avancim është zgjidhja politike.

Në zgjedhjet për Asamblenë kushtetuese të mbajtura të dielën në Venezuelë është ndryshuar trupi ligjdhënës – Asambleja kushtetuese, e cila është nën kontroll të partive opozitare, me çka fuqia më e madhe kaloi në duart e presidentit Venezuelës, Nikolas Maduro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button