Grafite “Vdekje shqiptarëve” në Shkup

Në periferi të Shkupit janë regjistruar grafite të reja antishqiptare me porosinë “Vdekje për shqiptarët”, informon agjencia e lajmeve INA.

Grafitet e tilla janë shkruar në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës. 

Grafite të tjera janë edhe në brendi të lagjes, në muret përballë shkollës së mesme dhe lokalitete tjera. 

Autoritetet e MPB-së kanë theksuar se do të regjistrojnë rastin në terren dhe do të ndërmarrin masat për evitimin e rasteve të tilla provokuese dhe urrejtëse. 

Lagja Draçevë në dalje të Shkupit është kryesisht e dominuar me popullsi maqedonase. Pas incidenteve të fundit në Maqedoni janë shtuar edhe grafitet raciste dhe antishqiptare në Shkup, Ohër, Manastir dhe qytete tjera./ina/

Lajme të ngjashme

Back to top button