Maduro: Nuk më frikësojnë sanksionet e SHBA-së

Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro deklaroi se edhe krahas sanksioneve të vendosura për të nga ana e SHBA-së ai nuk planifikon të heq dorë nga planet për Kuvendin kushtues dhe nga lufta kundër armiqve.

Ai, si armik i ka theksuar nga “gazetarët e pavarur deri te burrat e armatosur të cilët janë dërguar nga Kolumbia fqinje që ta prishin votimin si pjesë nga komploti ndërkombëtar i udhëhequr nga perandori Donald Tramp”.

“Nuk më frikësojnë. Kërcënimet dhe sanksionet e perandorisë nuk më frikësojnë në asnjë moment. Nuk pranoj urdhër nga perandoria as tani e as kurdo.. Vendosni ende sanksione Donald Tramp. Unë jam kundër imperializmit koreanoverior, kolonializmit, racizmi. Unë jam kundër Kju Kukas Klan, i cili udhëheq me Shtëpinë e Bardhë”, theksoi Maduro.

Ai shtoi se është krenar për sanksionet, duke theksuar se Tramp ka bërë gabimin më të madh në jetë që merret me Venezuelën.

Ministria amerikane e Financave dje Maudorn e cilësoi si diktator i cili paraqet rrezik për demokracinë në Venezuelë dhe vendosën sanksione, me të cilat bllokohet prona e tij eventuale në SHBA.

Sanksionet parashikojnë edhe ndalesë për negocim të përfaqësuesve amerikan me presidentin e Venezuelës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button